Aksidenti tragjik në Librazhd! Makina ra në Shkumbin, shkon në 3 numri i viktimave

Rëndohet bilanci në aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd. Njësitë e shpëtimit kanë nxjerrë nga makina edhe një tjetër person të pajetë, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga aksidenti.

Deri më tani janë shpëtuar 3 pasagjerë, shoferi i mjetit, një grua dhe një fëmijë 9 vjeç. Vogëlushi është nisur drejt QSUT në Tiranë pasi gjendja e tij është e rëndë.

Më tej konfirmohet se një viktimat, është e gjinisë femër, ndërsa nuk dihen detaje për kredencialet e dy të tjerëve. Nga ana tjetër, autoritetet po punojnë për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në mjetin e përmbysur në ujë.

Bëhet fjalë për 2 persona të tjerë, por që autoritetet kanë thënë se janë shuar thuajse plotësisht për mbijetesën e tyre, pasi aksidenti u bë disa orë që ka ndodhur dhe temperaturat e ujit janë minus disa gradë.

SHKARKO APP