Aksidenti tragjik në Porcelan, eksperti: Ja fajtorët, duhen kamera në të gjitha akset, ndëshkim të rreptë shoferëve
Dy ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në zonën e Porcelanit, ku nga përplasja e 2 mjeteve humbën jetën 2 këmbësorë, të cilët ishin në trotuar, Erjon Balla, 36 vjeç, dhe Hidajete Salliu, 73 vjeç, News24 shkoi sërish në vendngjarje. Ekspertit i Sigurisë Rrugore, Fisnik Ziçishti, nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan ngjarjen e rëndë, thotë se të 2 mjetet që shkaktuan aksidentin kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Eksperti i sigurisë rrugore vëren se në zonë mungojnë sinjalistikat që të detyrojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë apo sinjalistikat paralajmëruese që të njoftojnë se ka kthim në rrugët dytësore apo ka vendkalim për këmbësorët. Problematike Ziçishti sheh dhe ndarjen e kësaj rruge në 3 korsi, çka bën që drejtuesit e mjeteve që janë në ngjitje të detyrohen të shkelin vijën e pandërprerë, nëse duan të parakalojnë.

KOHA JONË SONDAZH

