Aksidenti tragjik në Rumani, mes viktimave edhe dy shqiptarë
G.S dhe V.P janë 2 viktimat e aksidentit tragjik në Rumani ku humbën jetën 7 persona dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Video që po bën xhiron e mediave tregon momentin kur një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut ,të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, përfshihet në një përplasje fatale në autostradën pranë qytetit Lugoj.
Të gjithë udhëtarët ishin me nënshtetësi greke, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Pesë prej viktimave ishin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini, ndërsa tre nga Selaniku.
Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa një i tretë ka dëmtime më të lehta dhe ishte ai që njoftoi autoritetet për aksidentin.
Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.
Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve.
Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve.
Ndërkohë kërkesa për anulimin e ndeshjes nuk është pranuar nga federata europiane Futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

