Aksidenti tragjik, shuhet e gjithë familja

Një familje është shuar e gjitha në një aksident tragjik automobilistik. Tetë anëtarë të një familje që udhëtonin me një furgon kanë humbur jetën pasi u përplasën nga dy kamionë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një autostradë pranë Londrës, në Britani të Madhe. Përveç 8 viktimave të së njëjtës familje, janë plagosur edhe 4 persona të tjerë, por pa rrezik për jetën. Policia britanike ka arrestuar drejtuesit e dy kamionëve të mallrave që shkaktuan aksidentin tragjik.

Njëri prej tyre ka qenë i dehur, kurse tjetri bënte manovra të rrezikshme. Sipas dëshmitarëve, furgoni me të cilin po udhëtonte familja që u shua, është shkatërruar tërësisht. /

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?