Aksidenti/Gruaja po shkonte të takonte burrin në Burgun e Rrogozhinës
Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me aksidentin e sotëm të ndodhur në aksin Golem- Kavajë ku humbën jetën dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç. Nëna e fëmijëve e cila ndodhej në timonin e makinës ishte nisur nga Pogradeci në drejtim të Rrogozhinës, ku do të takonte burrin e saj i cili po vuante prej disa muajsh dënimin në burgun e tij qyteti.
Ngjarja ka ndodhur në Qerret, rreth orës 17:20, në rrugën dytësore GolemKavajë. Dy fëmijët ishin duke lëvizur me makinë bashkë me nënën e tyre dhe një fëmijë tjetër. Drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit për të marrë trajtim mjekësor, bashkë me një fëmijë 1 vjeç, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, makina ka kaluar nga njëri sens i rrugës në tjetrin, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e dy fëmijëve është bëri hekuri i trafikndarëses. Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 07.05.2016, rreth orës 17:20, në rrugën dytësore GolemKavajë, mjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin, në të cilën ndodheshin 3 fëmijë, është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë ende të paidentifikuar.
Drejtuesja e mjetit me fëmijën E. N., 1 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia she grupi hetimor në vendin e ngjarjse po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.