Aksidentohet ambulanca me dy infermierë brenda, shkak shpejtësia

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një autoambulacë e cila po udhëtonte nga Tirana drejt jugut ka pësuar aksident pasi është përplasur me bordurat e rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit.

Mesa duket shpejtësia e madhe dhe lodhja kanë bërë që drejtuesi i automjetit të kalojë mbi rrethrrotullim dhe të përplaset me barrierat e hekurta.

Në autoambulancë bashkë me drejtuesin e mjetit ndodheshin dhe dy infermierët të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?