Aksidentohet biznesmeni Kristian Boçi! Nga shpejtësia humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal

Biznesmeni Kristian Boçi bashkë me dy fëmijët e tij të mitur është përfshirë në një aksident rrugore në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Aksidenti i rëndë ndodhi këtë të premte në afërsi të fshatit Golem.

Boçi teksa ishte duke drejtuar mjetin ”Mercedez Benz” dhe ka humbur kontrollin, pasi ka kaluar barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia e lartë. Dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria e Tiranës, më 28 qershor sekuestroi 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi, Elman Abule, Vladimir Avrami si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me ta.

 

SHKARKO APP