Aksidentohet dhe merr flakë kamioni me 25 mijë litra alkool në Vorë

Një aksidenti i rëndë që rrezikon të shndërrohet në një tragjedi, po ndodh në këto momente në autostradën Tiranë – Durrës, sapo kalon Bashkinë e Vorës.

Pranë një nënkalimi është batuar një kamion, i cili përmban një ngarkesë me rreth 25 mijë litra alkool bullgar.

Aktualisht kamioni po mbahet nën kontroll nëpërmjet 4 makina të zjarrfikëses, që po lëshojnë ujë, sepse ka rrjedhje të alkoolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje po evakuohen banorët përreth, në mënyrë që të parandalohen dëmet në njerëz, në rast eksplozioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Policia e shtetit ka dhënë sqarime mbi aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:45, te nënkalimi i Vorës.

“Në vendin e njohur si “tetëshi i Vorës” një autobot me alkool etilik, me targa bullgare PB6840PA, dhe me drejtues një shtetas Bullgar, është futur në nënkalim për të ikur në veri të vendit.

Si pasojë e një manovrimi të gabuar nga drejtuesi i autobotit është përmbysur.

Në vendngjarje janë forcat e policisë, zjarrfikëset dhe shërbime të emergjencave civile. Po kryen veprimet”- thotë policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?