Aksidentohet emigranti, plagosen 5 anëtarët e një familje

Një automjet tip Volkswagen në pronësi të një emigranti shqiptar në Greqi, është përfshirë në aksident mëngjesin e sotëm në dalje të autostradës Levan­Vlorë. Në automjetin e drejtuar nga kryefamiljari 48­ vjeçar ndodheshin bashkëshortja e tij tre vajzat 23, 18 dhe 10 vjeç dhe djalin 8­-vjeçar.

Sipas policisë, shkaku i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia si dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit. Automjeti fillimisht është përplasur më trafikndarësen dhe më pas është përmbysur duke u shkatërruar totalisht. Pesë anëtarët e familjes janë shoqëruar për në siptalin rajonal të Vlorës dhe ndodhen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?