Aksidentohet me vdekje këmbësorja në Shkodër

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur shtetasja Z. K., duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. Fatkeqësisht, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodër/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.

Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?