Aksidentohet për vdekje këmbësori në Ardenicë, mjeti largohet nga vendngjarja
Aktualitet E Hënë, 12 Korrik 2021 22:46
Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ardenicë, në aksin rrugor Lushnje-Fier.
Një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor dhe u largua nga vendngjarja.
Viktima është K.Hoxha, 72 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe u aksidentua nga një mjet ende i paidentifikuar.
Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit si dhe për kapjen e autorit.

