Aksidentohet për vdekje themeluesi i OMONIA-s, Bezhani

Themeluesi dhe kryetari i parë i shoqatës së minoritarëve grekë OMONIA, Theodhori Bezhani, humbi sot jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja u shënua paraditen e sotme, rreth orës 14:00, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në Jorgucat.

Mjeti me të cilin udhëtonte Theodhori Bezhani,  tip “Jeep” me targa Gj6515A doli nga rruga, si pasojë e shpejtësisë së madhe, pranë fshatit Jorgucat. Si pasojë e përplasjes, 75-vjeçari Bezhani humbi jetën në mënyrë të menjëhershme. Policia e Gjirokastrës njofton se, Bezhani po udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur nga ky aksidenti. Sakaq, pas mbërritjes së uniformave blu në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.  

SHKARKO APP