Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin, kapet pas 6 ditësh në arrati 55-vjeçari

Policia ka arrestuar pas gjashtë ditësh në arrati, një 55-vjeçar i cili përplasi për vdekje me makinë një 24-vjeçar që udhëtonte me motomjet.

Aksidenti i rëndë ndodhi më datë 06 shtator rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.

55-vjeçari me iniciale N. B., banues në Elbasan, pasi aksidentoi të riun me iniciale H. S., u largua nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me pasojë vdekjen, drejtuesin e një motomjeti, më datë 06.09.2024, dhe u largua nga vendi i aksidentit, ndalohet drejtuesi i automjetit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.

SHKARKO APP