Aksidentoi për vdekje 36-vjeçarin, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili dyshohet se ka aksidentuar për vdekje një 36-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit S.B 52 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”,ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Durrës

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”,ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit

Falë veprimeve të shpjeta të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i mjetit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?