FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksidentoi për vdekje gruan me biçikletë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia pasi shkaktoi një aksident, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçareje që po udhëtonte me biçikletë.

Policia sqaroi se “i arrestuar është shtetasi me inicialet Z. B. (M)., pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?