Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën e Rinasit, arrestohet 46-vjeçarja! Policia arreston edhe 5 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Gjashtë persona kanë rënë nën prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale.

Aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Rinasit ka përfunduar me një viktimë, duke i marrë jetën 75-vjeçarit M.H. Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e drejtueses së automjetit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases G. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që 5 persona të tjerë janë arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 18 vjeç, pasi në rrugën “Reshit Petrela”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetases J. A.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit J. L., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

B. M., 36 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit ;
V. M., 32 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?