Aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve, në gjyq 20 vjeçari

Shkon në gjykatë dosja në ngarkim të 20 vjeçarit, Andrea Memollari,drejtuesi i mjetit nga i cili u përplas për vdekje nëna e dy fëmijëve.

Ngjarja e rëndë u shënua më 13 korrik 2016 në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja”.

Në momentin e aksidentit, 45 vjeçarja, Dhurata Prifti, po kalonte nga një krah i rrugës në tjetrin së bashku me dy fëmijët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga përplasja humbi jetën nëna e dy fëmijëve, ndërsa dy fëmijët u lënduan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Memollari akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Memollari u arrestua pak orë pas aksidentit dhe kamerat e një lokali aty pranë kishin regjistruar tërë skenën e rëndë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?