Aksidentoi për vdekje shqiptarin në Itali, kapet autori

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas italian 34 vjeç banues në qytezën Giaveno si autori i aksidentit për vdekje të shqiptarit Franko Gjinaj, i cili pikërisht sot 22 janar 2020 do të mbushte 36 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur natën e 19 janarit në rrugën provinciale të Torinos që lidh komunat Orbassabo e Stupinigi ku shqiptari u aksidentua për vdekje nga një automjet i cili u largua pa u ndalur e pa dhënë ndihmën e parë.

Telekamerat rrugore zbardhën se automjeti që aksidentoi shqiptarin ishte i tipit Wolkswagen i bardhë, stema e të cilit u gjet në vendngjarje.

Autoritetet italiane  kanë arrestuar 34 vjeçarin italian pasi kanë identifikuar automjetin Wolkswagen të cilin e kishe çuar për ta riparuar tek mekaniku duke u justifikuar se kishte aksidentuar një kaproll.

Italiani është vënë në pranga me motivin e vrasjes rrugore.

 

SHKARKO APP