Aksidentoi për vdekje të moshuarën, zhduket shoferi në Fushë-Krujë

Shoferi, i cili aksidentoi për vdekje mëngjesin e sotëm një 65-vjeçare që shiste në një treg fruta-perimesh në dalje të Fushë-Krujës, është larguar nga vendngjarja.

Aksidenti me pasojë vdekje ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 05:35. Pas përplasi gruan, e cila po kalonte rrugën, shoferi ende i paidentifikuar u “zhduk”.

Krujë/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 27.07.2023, rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, shtetasen M. H., rreth 65 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?