Aksidentoi për vdekje të moshuarin në Lushnjë, prangoset shoferi (Emri)

Një 59-vjeçar ka rënë në pranga pasi aksidentoi për vdekje një të moshuar. Ngjarja në fjalë u regjistrua dje në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i Plugut” në Lushnjë.

Burime nga policia bënë me dije se Fuat Zoto, përplasi për vdekje me mjetin e tij shtetasin me inicialet A.H, 83 vjeç i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

Swiss Digital Mobile Reklama

-Fuat Zoto, 59 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri“ Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 14.08.201, ora 07:55, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i Plugut” ka aksidentuar shtetasin A.H, 83 vjeç i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes në datën 14.08.2017 rreth orës 18:00.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?