Aksidentoi të riun dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për aksidentimin e një personi. Në pranga ka rënë Ilir Hoxhallari, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi dje në fshatin Leshnicë-Pogradec, duke drejtuar mjetin tip“Volvo”, me targë AA 459 GH, ka aksidentuar shtetasin G.O, 33 vjeç, banues në Leshnicë.

Ky i fundit mësohet se ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i mjetit, Ilir Hoxhallari,  është larguar nga vendi i aksidentit dhe është kapur disa momente më vonë, nga shërbimet e Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “ Largimi nga vendi i aksidentit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?