Aksion antidrogë në Korçë, gjendet në një magazinë lëndë narkotike! Ja çfarë dyshohet

Një aksion nga policia e Korçës është zhvilluar së fundmi në fshatin Voskop.

Sipas informacioneve paraprake në një magazinë është fshehur një sasi lëndë e dyshuar narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se ky është vend dytësor, pasi dyshohet se droga është transportuar nga njëri vend në tjetrin.

Dyshohet për disa të arrestuar ndërkohë që policia po sekuestron të gjitha provat, lëndën narkotike dhe pajisjet.

SHKARKO APP