Aksion i befasishëm në Gjirokastër, sekuestrohen 10 makina luksoze, 9 të shoqëruar

10 makina luksoze janë sekuestruar dhe 9 persona janë shoqëruar në një operacion blic nga policia që filloi pasditen e djeshme. Raportohet se policia ngriti disa pika kontrolli në akse të ndryshme të rrugëve nacionale të qarkut të Gjirokastrës.

Nga operacioni u sekuestruan 10 makina luksoze me probleme në dokumentacion si dhe u shoqëruan 9 persona. Kujtojmë se dje ka qenë i pranishëm drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu ku ka bërë analizën vjetore.

Mësohet se një ndër porositë e tij ishte që të ngrihen sa më shumë pika kontrolli për të goditur mjetet e parregullta të luksit por edhe e ndalimit te personave në kërkim. Operacioni pritet që të vijojë edhe në ditët në vazhdim, jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në qarqet e tjera. Shqiptarja.com

SHKARKO APP