Aksion i gjerë pastrimi në Shëngjin, kryebashkiaku Ndreu: Nuk tolerojmë asnjë biznes që cenon pastërtinë

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, në Shëngjin u ndërmor një aksion i gjerë pastrimi përgjatë vijës bregdetare bregdetare nga Rana Hedhun deri në Kune.

Që në orët e para të mëngjesit të së premtes, administrata e Bashkisë Lezhë, e shoqëruar nga kryetari Pjerin Ndreu bashkë me insitucione të tjera zbarkuan në terren, duke kaluar në sitë të gjithë zonën turistike.

Gjatë kësaj ndërhyrje janë larguar sasi të konsiderueshme mbeturinash të sjella nga deti dhe hedhur nga vetë vizitoret, të cilat ishin grumbulluar në disa zona të plazhit. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ju bëri thirrje pushuesve që të mos krijojnë ndotje të mjedisit në zonat ku qëndrojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty ku do të konstatojmë që pastërtia cenohet ai biznes që nxjerr mbeturinat kur të dojë dhe si të dojë te koshat e mbeturinave para orarit të përcaktuar do marrë gjoba. Deri në normalitet unë do të mbikëqyr zonën për dy javë“, tha Ndreu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky aksion pastrimi në Shëngjin i paraprin çeljes zyrtare të sezonit turistik, që do të bëhet bëhet këtë fundjave, ndërsa fokusi kryesor do të jetë te shërbimet dhe pastertia në bregdet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?