Aksion kundër plazheve private: Ikën shezllonët!

Bashkia e Durrësit vendosi të nisë heqja e licencave të pronarëve të plazheve private të Durrësit, pasi mungon infrastruktura e duhur.

Përveç mungesës së tualeteve publike dhe dusheve, ajo që është më shqetësuese është mungesa e kullave të vrojtimit, të cilat me ligj duhet të vendosen çdo 250 metra, që plazhi të ruhet nga një person i trajnuar për të nxjerrë njerëzit në rrezik mbytjeje.

Ndonëse shumë njerëz janë zhvendosur në jug për pushime, bregdeti i Durrësit mbetet një prej më të frekuentuarve, edhe për shkak të afërsisë që ka me kryeqytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, të hënën bashkia do të nisë aksionin për heqjen e liçencave të plazheve private që s’i plotësojnë kushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?