Aksion në plazhin e Durrësit, kullat e vrojtimit pa roje

Perfekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto ka mbledhur sot grupin e punës në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror. Nasto nënvizoi detyrimet ligjore që kanë të gjithë aktorët për zbatimin e akteve ligjore në fuqi, detyrat dhe kompetencat që ka secili sektor për të monitoruar, kontrolluar dhe vënien përpara përgjegjesise ligjore të gjitha subjektet që procedojnë në kundershtim me ligjin duke u fokusuar në: Ushtrimin kontrolleve të vazhdueshme për zbatimin e distancës nga bregu në vendosjen e çadrave; Zbatimin e raportit të hapsirave plazh publik e privat sipas hartës së miratuar nga bashkia; Zbatimin e kushteve higjeno sanitare; Moslejimin në plazhe të shitësve ambulant.

Në fokus të aksionit janë edhe ato lokale që shkelin urdhrin për nivelin e lartë të muzikës. Aksioni ka vijuar nga Ura e Dajlanit në vijim të vijës bregdetare, për kontollin e çadrave dhe shezlloneve, vendosja në kundërshtim me ligjin ku kanë zënë hapësirat publike dhe kalimin e brezit të rërës. Katër parcela me shezllone janë larguar nga policia dhe nëse ato do të rivendosen, policia do të ndërhyjë për t’i sekuestruar.

Për pushuesit ky aksion është i nevojshëm sepse ankohen për shkak të afërsisë që kanë çadrat me njëra-tjetrën. Pjesë e këtij grupi ishin Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Shefi i Komisariatit Durrës, Shefi i Policisë Plazh, Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Drejtori i Policisë Bashkiake, drejtuesit e Inspektoriateve ISHMPUT, ISHSH, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Drejtoret e ndermarjeve të shërbimeve komunale Durrës dhe Plazh dhe anetarë të Task-Forcës Vendore për sigurinë në zonat bregdetare, me qëllim marrjen e masave të menjëhershme ndaj rasteve abuzive apo problematikave të evindentuara gjatë inspektimit nga afër të vijës bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?