Aksione për kushtet higjieno-sanitare në shkolla
Çdo institucion arsimor që nuk ka përmbushur kushtet higjieno-sanitare do të përballet me masa ndëshkuese, e deri në mbyllje të mjediseve të tij. Shkolla 9-vjeçare “Mehmet Babamusta” në Kavajë është njëra prej tyre, që ka rezultuar me probleme nga kontrolli i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.
“Kjo është palestra që Inspektorati Shtetëror Shëndetësor e ka mbyllur për shkak të amortizimit të tejskajshëm të godinës dhe për mungesë të kushteve higjieno-sanitare. Mbyllja e saj do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha detyrave të lëna”.
Si pasojë e lagështirës është mbyllur aktualisht kati i tretë. “Ajo shkollë ka kohë 1 javë deri 10 ditë për t’i plotësuar”. Deri më tani në qarkun e Tiranës janë inspektuar edhe 1595 kopshte, shkolla dhe konvikte. “Për qarkun Tiranë janë bërë 1595 inspektime në institucionet arsimore dhe si rrjedhojë janë marrë 47 masa me gjobë si dhe 1 masë administrative. Vlera për mosrealizim detyrash është 200 mijë të reja”.
KOHA JONË SONDAZH

