Aksioni i OFL-së, avokati: Lul Berisha s’ka prona

Pas formularit të dërguar nga OFL-ja për Lulzim Berishën ka reaguar avokati i tij, Detar Hysi duke deklaruar se klienti i tij ka vetëm një bar kafe me qira dhe një autobot që shpërndan naftën për anijet, pasi të tjerat i ka sekuestruar shteti. Sa i përket familjes, ai thotë se motrës së Berishës, ia ka kthyer pronat gjykata e Lartë. “Klienti im nuk ka cfarë pasurish të deklarojë i kanë sekuestruar krimet me kohë. Lulzim Berisha ka një bar kafe me qira dhe një autobot që shpërndan naftën për anijet. Pronat e të motrës së Lul Berishës i ka kthyer gjykata e Larte. Lul Berisha është një qytetar i lirë që respekton ligjet, paguan tatimet. Të gjitha pronat e Lul Berishës kanë kaluar në favor të shtetit me vendim të gjykatës së Lartë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?