Aksioni i policisë në MEK, Hoxha: Mund të kenë zbuluar 1 spiun, SHBA ka informacion
Gazetari Poli Hoxha, tha se nuk mendon se policia e shtetit apo Gjykata e Posaçme është futur për kontroll në vendstrehimin e MEK pa dijeninë e SHBA-së.
Për të është e çuditshme mënyra se si reaguan muxhahedinët dhe rezistenca masive e tyre. Ai tha se dukej sikur ata donin të fshihnin diçka dhe nuk do ishte e habitshme që SPAK të ketë informacione për spiunë mes tyre.
“Nuk besoj se kjo është bërë pa dijeninë e Amerikës. Ata janë me kontratë strehim humanitar. Kjo nuk do të thotë që ti të ndërtosh qendër të mbyllur serverësh, nga mund të ndërhysh edhe jashtë vendit, siç kam unë dijeni se janë kapur.
Ti nuk ke të drejtë që kur të vijnë me vendim gjykate për kontroll të mos dorëzosh kompjuterët, serverat, apo edhe njerëzit nëse ka pasur mandate arresti, sepse mund të kenë zbuluar një spiun. Këtu nuk po merret vesh. Nëse SHBA nuk do ishte në dijeni, tashmë do kishim një deklaratë”,-tha për ”Euronews Albania”.