Aksioni i ujit në Tiranë – 6 mijë verifikime dhe 35 shoqërime në polici

Rreth 6 mijë verifikime dhe 35 shoqërime në polici është bilanci aktual i aksionit në sektorin e ujit në kryeqytet, i cili ka nisur më datën 1 Shkurt për bizneset dhe më 1 Mars për konsumatorët familjarë.

Aksioni i Ujësjellës-Kanalizime Tiranë është në vijim, dhe procesi i verifikimit është i njëjtë, ku kontrollohet linja e furnizimit me ujë, ujëmatësi dhe debia në sistem.

Masat ndëshkuese që ndërmerren në rastet e konstatimit të paligjshmërisë, janë masa administrative me gjobë, ndërprerje të furnizimit me ujë dhe shoqërim në polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në terren janë 15 grupe të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë të cilat në bashkëpunim edhe me Policinë Bashkiake po verifikimet, duke kryer rreth 100 inspektime në ditë dhe qytetarët apo subjektet që kapen në shkelje do të përballen me ligjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të përballuar situatën njësitë zonale të ujësjellësit dhe pikat UKT kanë funksionuar me orar të zgjatur nga ora 8-20.

Sa 1 përket konsumatorëve që kanë pasur detyrime të prapambetura, janë në dispozicion skemat lehtësuese të shlyerjes me këste me vlerën 2 mijë lekë në muaj plus faturën koherente për konsumatorin familjar, ndërsa për shtresat në nevojë dhe pensionistët, 1 mijë lekë në muaj plus faturën koherente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?