Aksioni në Tropojë, në kërkim personazhi Vip. Nënë e 7 fëmijëve dhe kandidate për deputete
Ajlin Alfredaj, nënë e shtatë fëmijëve dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare për deputete, në Tropojë, nën siglën e PS, nuk është personazh i panjohur.
31-vjeçarja është përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë, dhe në vend të respektonte ligjin, ku ka bërë “çfarë ka dashur” me pronat e qytetarëve të thjeshtë tropojan. Sot ajo është shpallur në kërkim nga policia, teksa skema është zbuluar pas denoncimeve të shumta që kanë ardhur kundër saj nga nëntori i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti.
Ndaj saj gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, teksa është pezulluar edhe nga detyra.