Aksioni opozitar? Deputeti Spaho: Kur vendi shkon drejt diktaturës, radikalizimet janë legjitime
Deputeti i PD-së së Berishës, demokrati Edmond Spaho, duke folur për situatën e krijuar sot jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, tha se opozita është në të drejtën e saj teksa kërkon ngritjen e Komisioneve. Ai thotë se kur vendi shkon drejt diktaturës, edhe radikalizimet janë legjitime.
”Tentova të hyj online në Komisionin e Ekonomisë, por nuk munda. Ndoshta nuk kanë dëshirë që ne të jemi pjesë e debatit atje. Kërkesat tona janë të thjeshta dhe legjitime, kërkojmë ngritjen e komisioneve.
Kur vendi shkon drejt diktaturës, edhe radikalizimet janë legjitime. Greva e urisë është një nga mënyra për t’i bërë ballë kësaj diktature. Do të thërresim protesta, do të hyjmë edhe në grevë urie në mënyrë që të kërkojmë të drejtat tona. Ne do të vazhdojmë”, tha Spaho.