Aksioni për energjinë, Tahiri takim me Gjiknurin, OSHEE dhe 12 shefat e Policisë

Mësohet se takimi është thirrur për të koordinuar aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Bazuar dhe mbi rezultetet e ditës së sotme gjatë takimit janë dhënë porosi për vijimin e punës në mënyrë që arkëtimet të rriten.

Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama për të gjithë vjedhësit e energjisë elektrike, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur sot aksionin në të gjithë vendin, ku në pranga kanë rënë 49 persona. Nga këto 21 persona të arrestuar janë në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë ditës së sotme është ushtruar kontrolle në 283 raste. Pas kontrolleve të ushtruara  janë arrestuar në flagrancë 49 persona, kryesisht pronarë të subjekteve të biznesit, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona

SHKARKO APP