Shiste kokainë në doza, arrestohet i riu në Durrës, procedohet një tjetër

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasi E.K., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen.

Në të njëjtin operacion, u kap në flagrancë edhe shtetasi B.O., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili sapo kishte marrë një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Pas veprimeve hetimore dhe procedurale, ndaj B.O. nisi procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa E.K. u arrestua dhe do të përballet me akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?