Aksioni për lirimin e hapësirave, mbërrin në Bllok

Aksioni për lirimin e hapësirave publike është përqendruar ditën e sotme kryesisht në zonën e ish-Bllokut në njësinë administrative numër 5.

Forcat e Policisë Bashkiake të shoqëruara edhe nga ato të INUV dhe Policisë së Shtetit, kanë ndërhyrë përgjatë rrugëve “Sami Frashëri” dhe “Ibrahim Rrugova” ku kanë larguar pengesat dhe objektet që janë vendosur në mënyrë të paligjshme, si dhe (siç tregohet nga fotot) kanë konfiskuar tavolinat e karriget e atyre lokaleve që nuk i ishin bindur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për t’i larguar vetë nga trotuaret.

Në vëmendje të Policisë Bashkiake ka qenë edhe lirimi I hapësirave të zëna forcërisht dhe që përdoreshin si parkingje.

Ndërkohë që aksioni ka vijuar dhe në lagje të tjera të Njësisë 5, ku po punohet paralelisht edhe për pastrimin e mbetjeve të krijuara, si dhe për kthimin e hapësirave në normalitet. 

SHKARKO APP