Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Ristani: Lulishtja pas Muzeut Historik Kombëtar iu rikthye komunitetit
Falë aksionit të ndërmarrë për lirmin e hapësirave publike, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se kryeqytetit i është shtuar një hapësirë e re.
Ristani njofton se lulishtja pranë Seshit Harri Trumen pas Muzeut Historik Kombëtar i është rikthyer kominitetit pas ndërhyrjes së ndërmarrë. Ajo shton se janë mbjellë pemë dhe janë vendosur stola për të pushuar.
Postimi i plotë:
Një hapësirë e re për të gjithë!
Kjo lulishtje e vogël ndodhet tek Rruga “Ded Gjo Luli”, pranë Sheshit Harri Trumen, pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Mbushëm me dhe, mbollëm pemë, ullinj dhe shkurre dekorative. Mbollëm bar të ri dhe vendosëm edhe stola për të pushuar.
Këtu, më parë hapësira publike ishte zaptuar nga lokalet – tani është rikthyer për komunitetin: një vend i gjelbër, i qetë dhe i hapur për të gjithë!
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

