Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Berat dhe rehabilitimi i terrenit.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV), dhe Policia Bashkiake Berat , kanë përfunduar fazën e pare të aksionit për prishjen e të gjitha rrethimeve te pallateve nga banorët e kateve të para si ndërtimet pa leje që kanë zaptuar hapësirat publike. Aksioni ka filluar në Njësinë Administrative Nr.4, Uznovë, ku fadroma e bashkisë ka prishur disa nga rrethimet me blloqe betoni, gardh hekuri apo me tela, rrethime të cilat kishin zënë prej vitesh hapësirat mes pallateve e rrugëve të lagjes. Gjate operacionit për prishjen e rrethimeve nuk ka pasur asnjë koflikt për shkak se qytetarët ishin njoftuar më herët për këto prishje. Kryeinspektori i INUV Berat, Sajmir Kazazi shprehet se puna është përqendruar tek të gjitha ato objekte që janë ndërtuar pa leje pas viteve 90 dhe rrethimet e pallateve, prishjen e garazheve, shtesat e pallateve e ballkoneve, zaptimet e rrugëve mes pallateve etj. Ky aksion, do të zgjasë deri në lirimin e plotë të hapesirave publike dhe do te shtrihet në të gjithë territorin e Bashkisë Berat.
Zona më problematike, përsa i përket objekteve pa leje, mbetet Rajoni nr.1 në lagjen “Murat Çelepias”, ku edhe do të përfundojë ky aksion i Bashkisë.

Pas ndërhyrjeve të Inspektoriatit Ndërtimor dhe Policisë Bashkiake, është arritur që në lagjen ‘’Çlirim’’ të prishen rreth 150 ndërtime pa leje të kryera në këtë zonë në 25 vitet e fundit.

Heqja e mbeturinave inerte të cilat janë kthyer në probematikë për qytetarët, do të bëjë të mundur më pas rehabilitimin e sipërfaqes së çliruar nga ndërtimet pa leje, duke e kthyer atë në një lulishte për banorët dhe vend për lojra për fëmijët.

Banoret e lagjes mirëpriten projektin e gjelbërimit dhe ndricimit publik, si një mundësi për të rritur cilësinë e jetës në lagjet e tyre, duke ia kthyer hapësirën banorëve.

Kryetari i Bashkisë Petrit Sinaj garanton të gjithë qytetarët se çdo ndërtim pa leje do të prishet dhe një plan i detajuar masash po vijon të zbatohet në qytetin e Beratit, për të mos lejuar asnjë ndërtim të paligjshëm.

SHKARKO APP