“Aksioni vijon!” Kryeministri Rama: Vetëm në Tiranë janë liruar 20 mijë metër katrorë hapësirë publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme disa pamje nga shembja e strukturave të lokaleve apo mjediseve të tjera me qëlim lirimin e hapësirave publike.

Rama paralajmëron se tavolinat në ambientet e jashtme do të kthehen, por me disa kushte. Do të ketë një plan të ri, i cili do të dalë së shpejti ku 75% e trotuarit do ta kenë këmbësorët dhe 25% njësitë e biznesit.

“Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenoment dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…
Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas.
Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët,  25% njësia e shërbimit. Dhe asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik”, deklaron kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?