Aktakuza për Thaçin, Presidenti Meta: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme në Kosovë, ku u konfirmuan aktakuzat për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në mesazhin e tij të përcjellë përmes rrjeteve sociale, teksa vlerëson dorëheqjen e Hashim Thaçit, Kreu i Shtetit shqiptar thekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar. 🇦🇱❤️🇽🇰”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.
Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të…

Pubblicato da Ilir Meta su Giovedì 5 novembre 2020  

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?