Aktorët dhe regjisorët që janë kundër shembjes së ‘’Teatrit Kombëtar’’ i bashkohen protestës

Protestës së sotme të opozitës i është bashkuar edhe ‘’Aleanca për Teatrin’’, ku bëjnë pjesë një sërë aktorësh dhe regjisorësh që janë kundër shembjes së ‘’Teatrit Kombëtar’’.

Ndërsa më herët Robert Budina bëri thirrje në rrjetet sociale që qytetarët t’i bashkoheshin protestës dhe të dilnin sa më shumë në shesh.

Edhe aktori Neritan Liçaj u bëri thirrje qytetarëve që të ishin në protestë. Në një prononcim për mediat ai tha:

Swiss Digital Desktop Reklama
 Protestojmë për të drejtat tona, si qytetarë, si artistë, ne jemi këtu për dinjitetin e qytetarëve.’’

Po ashtu mësohet se leja për protestën e sotme nga opozita është marrë deri në orën 12:00 në mesnatë. Kurse në nisje të protestës, drejt Kryeministrisë janë hedhur shashka dhe tymuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?