Aktori Florjan Binaj: 7 makina policie për studentë të pafajshëm sikur po ndjekin keqbërës

Një nga figurat publike që i është bashkuar protestave të ditëve të fundit para kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës dhe të karburanteve, Florjan Binaj ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të studentëve të Universitetit Bujqësor të cilën marshuan nga Instituti në drejtim të qendrës së kryeqytetit.

Aktori i njohur Binaj ka shpërndarë një video nga protesta ku shihen forca të shumta policie që shoqërojnë vargun  e studentëve gjatë marshimit.

“7 makina policie për studentë të pafajshëm sikur po ndjekin keqbërës”, ka shkruar Florjan Binaj krahas videos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?