Aktori i njohur: Protestoj për të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve, s’ka rëndësi kush e organizon
Aktori i njohur Neritan Liçaj i pranishëm në protestën e opozitës para Kryeministrisë, tha për mikrofonin e News24, se proteston për të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve dhe nuk ka rëndësi sipas tij se kush e organizon këtë protestë.
“Kjo nuk është kauza e PD. Është protesta e këtij vendi. Protestohet për të drejtat, nga PD, nga artistët, nga të pastrehët. S’ka pikë rëndësie kush e organizon. Për mua ka rëndësi të mbrohet e drejta dhe dinjiteti i qytetarëve. Kjo është e rëndësishme për mua”, tha Liçaj.
KOHA JONË SONDAZH

