Aktori Malkaj poshtë banesës së Berishës: Të tradhtuan ministrat, që kur erdhën tek ty ishin me çorape të grisura

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, këtë mbrëmje ishte me demokratët poshtë pallatit të ish-kryeministrit Berisha. Malkaj iu drejtua Berishës shkurt me disa këshilla që të njohë njerëzit. Sipas aktorit, ish-kryeministrin e kanë tradhtuar ministrat, të cilët kur shkuan tek ai ishin me çorape të grisura.

“Doktor kam një gjë farë të vogël me ty, të uroj shëndet e jetë. Ty të kanë tradhtuar ministrat, që kur erdhën tek ty ishin me çorapë të grisura. Se rron ai që është injorant thotë Gëtja dhe që nuk e di që është injorant, ai të bën hatanë doktor.

Ti për inat të të gjithëve ke lexuar një bibliotekë të tërë more lumadh, nuk mësove fare nga ato librat. Nuk i dallon dot njerëzit? Po dalloji o dalloji, janë me çorape të grisura, u vinë këmbët erë, mjafton të heqë këpucët ai dhe e merr vesh se ca është”, tha aktori Malkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?