Aktori Mehdi Malkaj: Ne kemi vetëm shpirtin, ata erdhën të armatosur deri në dhëmbë
Aktori i njohur Mehdi Malkaj thotë se është shembur godina dhe jo Teatri Kombëtar.
Ai thotë se është anëtar i vetëm një partie, për të cilën tha se edhe do të vdesë.
“Kjo zhurmë, më kujton zhurmën e Teatrit Kombëtar. Është shumë e bukur. Mendoj se është shembur godina jo Teatri. Do zënë vend ato shpirtrat e të atij Teatri? Na vranë fizikisht, jo shpirtërisht! Teatri është ëndërr, shpirt, dashuri, është histori. Unë kam ardhur këtu për Teatrin. Unë nuk jam anëtar partie. Gjithë jetën time nuk kam qenë anëtar partie.
Unë jam anëtar i Partisë së Teatrit dhe aty do vdes. Ne bëmë një protestë shembullore paqësore për dy vjet e gjysmë. Pse nuk ishin paqësor këta që na erdhën? Ne paqësor jemi, kemi vetëm shpirtin. Ata erdhën të armatosur deri në dhëmbë”, tha Malkaj për News 24.