Aktorja australiane, Cate Blanchett e shqetësuar nga ndikimi i Inteligjencës Artificiale

Aktorja australiane, Cate Blanchett tha se është “thellësisht e shqetësuar” për ndikimin e inteligjencës artificiale (IA), sipas BBC.

Blanchett, 55 vjeç, po promovon filmin e saj të ri “Rumors “- një komedi apokaliptike për një grup liderësh botërorë të bllokuar në një pyll.

“Filmi ynë duket si një dokumentar i këndshëm i shkurtër në krahasim me atë që po ndodh në botë,” tha ajo.

E pyetur nëse ishte e shqetësuar për ndikimin e IA-së në punën e saj, ajo tha se ishte më pak e shqetësuar për këtë – dhe më shumë për ndikimin që do të ketë inteligjenca artificiale tek personi mesatar.

“Jam e shqetësuar për ne si specie, është një problem shumë më i madh”, shtoi ajo.

Blanchett shtoi se kërcënimi i IA-së ishte “shumë real” pasi “ju mund të zëvendësoni plotësisht këdo”.

“Harrojini nëse janë aktor apo jo, nëse e keni regjistruar veten për tre apo katër sekonda, zëri juaj mund të përsëritet”, tha ajo.

Aktorja, ka fituar dy çmime Oscar për rolet e saj në “The Aviator” dhe “Blue Jasmine”

“Kur e shikon në një mënyrë është kreativitet, por është gjithashtu tepër shkatërrues”, tha Blanchett.

Në “Rumours”, Blanchett luan kancelaren e Gjermanisë, e cila pret një samit të G7 për liderët e tjerë botërorë.

Ajo tha se personazhet politikë nuk bazoheshin në politikanë të vërtetë. //a.i/

SHKARKO APP