Aktorja e “Apartamentit 2XL” përplas tre makina në gjendje të dehur
Një shofere 32-vjeçare është arrestuar në Durrës pasi u përplas me automjetin e saj me trafikndarësen e rrugës e më pas me tre makina të parkuara.
Sipas “durrëslajm” bëhet fjalë për aktoren e humorit nga Durrësi, Ina Gjonçi, e cila është pjesë e trupës së aktorëve të spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL”.
Dëmet ishin të mëdha, pasi dy nga automjetet e dëmtuar ishin luksozë.
Vetë aktorja është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Currilave, teksa 32-vjeçarja ka qenë duke drejtuar mjetin e saj tip ‘Opel’ me targa AA 155 EU.
KOHA JONË SONDAZH

