Aktorja Eni Jani: Zgjedhja e Drejtorit të Teatrit, tallja e radhës

Teatri Kombëtar është një nga temat më të diskutuara të këtyre ditëve në kryeqytetin shqiptar. Jo pak aktorë kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj vendimit për zhvendosjen e testrit, ndërsa aktorja Eni Jani përmes ironisë thotë se edhe kriteret për zgjedhjet e drejtorit të ri janë tallje.

”Ata që do kandidojnë për Drejtor Teatri do e kenë të vështirë se i bie të jenë “Over quelified”. Ndjesë për pesimizmin, apo “djallëzinë”, por mua kjo më duket tallja e radhës. Po hapet një konkurs që të rifitojnë ata që janë, se me çdo kusht Ministria do ta lëvizë Teatrin. Mos të flas për pjesën tjetër të kërkesave, po kjo të dijë mirë shqip më goditi shumë!”, shkruan Eni Jani Fuga.

SHKARKO APP