FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktorja Julinda Emiri: E njëjta skemë që nisi me Teatrin po përsëritet në Rrjoll e Zvërnec

Aktorja Julinda Emiri e pranishme në protestën që vijon prej 16-të ditësh, ndër të tjera tha se kryeministri Edi Rama e nisi me zaptimin e tokës te Teatri Kombëtar, e vijoi më pas me Rrjollin e Zvërnecin.

”Para disa ditësh më thanë për një djalë që kishte thënë këtu, ku janë artistët që ju shemb Teatri Kombëtar. Unë jam Julinda Emiri, jam aktore, kam filluar të protestoj kundër kësaj qeverie që ditën e parë dhe nuk do të shkulem nga ky shesh deri kur kjo qeveri të japë dorëheqjen.

Skena që filloi me Teatrin, me zaptimin e pronës publike dhe tërheqjen e njerëzve zvarrë, vijoi më pas me Astirin, me Bregun e Lumit, me gratë që shisnin pras, me Rrjollin dhe Zvërnecin. Rama nuk ka kuptuar që shqiptarët mund të nënshtrohen përkohësisht, por jo përjetësisht. Dashuria për atdheun, është mbi dashurinë për nënën e babait”, tha Emiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?