AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendos edhe gjoba

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar rreth 4 ton produkte bimore në një magazinë në Shkozë në Tiranë, pas një denoncimi.

Sipas njoftimit të AKU, gjatë kontrollit në subjekt, u konstatuan 3984 kg bimë të thata të miksuara, të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketa, pa afat përdorimi dhe pa informacion mbi origjinën apo përbërjen.

Njoftimi i AKU

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të transparencës njofton se, referuar një denoncimi të ardhur, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, me adresë në lagjen Shkozë, Tiranë, ku nga inspektimi i kryer në ambientet e magazinës së subjektit, u konstatuan një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara (miksime bimësh të thata) të ambalazhuara në thasë plastikë, por të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo emërtimin e përbërjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

​Mbi këto gjetje trupa inspektuese mori masën e menjëhershme të bllokimit të kësaj sasie në ambientet e magazinës si dhe për veprime, në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 200,000 (dyqind mijë) lekë. Gjithashtu nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se mungonte implementimi i sistemit te vetkontrollit (skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit) veprime në kundërshtim me parashikimet ligjore, për këtë mangësi u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë.

​Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i angazhuar në terren për të ndaluar çdo praktikë që cenon sigurinë e produkteve ushqimore dhe fton qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo parregullsi në e-mailin zyrtar info@aku.gov.al ose në numrin e gjelbër 08007575.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?