AKU bllokon 5 ngarkesa misri blegtoral me aflatoksinë, vinin nga Serbia e Greqia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar pesë ngarkesa të importuara misri blegtoral për kafshë pasi është konstatuar nivel mbi normë i aflatoksinës B1.

Katër ngarkesat nga Serbia dhe një nga Greqia që u identifikuan nga drejtoritë rajonale të Shkodrës e Vlorës, do të asgjësohen ose kthehen në vendin e origjinës.

AKU thotë se ka sinjalizuar pranë INFOSAN dhe RASSF për të njoftuar autoritetet serbe dhe greke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?